RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa kritikon disa konservatorë në Kishën Katolike të SHBA-së për vendosjen e ideologjisë në vend të besimit

papa-kritikon-disa-konservatore-ne-kishen-katolike-te-shba-se-per-vendosjen-e-ideologjise-ne-vend-te-besimit

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku, kritikoi disa konservatorë në Kishën Katolike të SHBA-së me arsyen se në vend të besimit kanë vendosur ideologjinë, transmeton Anadolu.

Në La Civilta Cattolica, një prej organeve të publikimeve katolike, u përfshinë mendimet që Papa ka shprehur në një bisedë private me disa anëtarë të sektit jezuit gjatë udhëtimit të tij në kryeqytetin portugez Lisbonë në fillim të muajit, me rastin e Ditës Botërore të Rinisë.

Brenda Kishës Katolike të SHBA-së, ka një “qëndrim të prapambetur shumë të fortë dhe të organizuar”, është shprehur Papa Françesku.

“Dua t’u rikujtoj këtyre njerëzve se prapambetja është e padobishme, është e nevojshme që të kuptohet se ka një evolucion në kuptimin e problemeve të besimit dhe moralit. Nëse e konkretizojmë, sot bomba atomike është mëkat, dënimi me vdekje është mëkat nuk mund të zbatohet, por më parë kjo nuk ishte kështu. Për shembull skllavëria, Papët para meje e kishin mirëpritur këtë, po sot situata është ndryshe. Me kohën ndryshon qasja e njeriut”, ka theksuar Papa.

Papa Françesku, theksoi se pikëpamja që mësimi i kishës është një pjesë e vetme (monolite) është e gabuar dhe më tej u shpreh: “Por disa shkojnë prapa. Ata izolojnë veten dhe në vend të besimit jetojnë me ideologjinë. Nëse në jetë braktisni besimin dhe në vend të tij vendosni një ideologji, atëherë do të humbni, ashtu si ndodh edhe në një luftë”.

Related posts

​“Bllokadat janë inekzistente”, Kurti thotë se shumë shpejt do ta takojë presidenten Osmani

Muhamet Ramadani

Nivel rekord inflacioni në eurozonë, Ballkani edhe më keq

admin

Vuçiç: Kina është partneri më i mirë i Serbisë në arritjen e synimeve kombëtare

admin