RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ekonomia e Japonisë tkurret pas dobësimit të jenit

ekonomia-e-japonise-tkurret-pas-dobesimit-te-jenit

Ekonomia e Japonisë është tkurrur papritur për herë të parë në një vit pasi rritja e kostos së jetesës ka goditur rritjen e shpenzimeve të konsumatorëve.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) ra me 1.2% në baza vjetore në periudhën korrik-shtator.

Njerëzit frenuan shpenzimet mes frikës së një ngadalësimi të ekonomisë globale dhe pasi dobësimi i monedhës vendase “jen” bëri importet më të shtrenjta.

Megjithatë, ekonomistët presin që ekonomia e tretë më e madhe në botë të shmangë recesionin ndërsa rikuperohet këtë vit.

“Ne presim një rikthim në zgjerim” deri në fund të vitit 2022, tha Darren Tay, ekonomist japonez në Capital Economics.

Ekonomia japoneze “do të përfitojë nga një rikthim në turizmin hyrës dhe një bilanc tregtar më të fortë. Por rreziqet e virusit dhe rritja e inflacionit do të kufizojnë shtrirjen e rimëkëmbjes,” shtoi ai.

Së bashku me ngadalësimin e ekonomisë globale dhe rritjen e inflacionit në të gjithë botën, Japonia ka luftuar pasi monedha e saj ra në vlerë kundrejt dollarit amerikan këtë vit.

Muajin e kaluar, jeni arriti në nivelin më të ulët në 32 vite kundrejt dollarit, gjë që ka sjellë kosto më të shtrenjta për familjet dhe bizneset japoneze për mallrat e importuara, nga nafta te ushqimet.

Rënia e jenit në muajt e fundit është nxitur nga diferenca midis normave të interesit në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara.

Që nga marsi, Rezerva Federale e SHBA-së ka rritur në mënyrë agresive normën e saj kryesore të interesit ndërsa përpiqet të trajtojë rritjen e kostos së jetesës.

Ndërkohë, Banka e Japonisë e ka mbajtur normën bazë nën zero.

Normat më të larta të interesit priren ta bëjnë një monedhë më tërheqëse për investitorët.

Si rezultat ka më pak kërkesë për valuta nga vendet me norma më të ulëta dhe ato monedha bien në vlerë. /monitor

Related posts

Muaji i kaluar regjistrohet si “marsi më i nxehtë”

admin6

Francë – Planifikohen protesta të reja kundër reformës së pensioneve

admin

Lajçaku këtë javë në Kosovë dhe Serbi

admin