RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ekspertët: Heqja e qimeve të hundës mund të çojë në infeksion kërcënues për trurin

ekspertet:-heqja-e-qimeve-te-hundes-mund-te-coje-ne-infeksion-kercenues-per-trurin

Heqja e qimeve të hundës është bërë shumë e shpeshtë, kjo zakonisht po bëhet me dyll, i cili futet në vrimën e hundës dhe duhet të ngurtësohet për të hequr qimet.

Mjeku Karan Raj ka treguar se pse nuk duhet të hiqen me rrënjë qimet e hundës.

Sipas tij, ky veprim mund të çojë në një infeksion kërcënues për trurin, shkruan The Sun, transmeton klanks.

“Nëse qimet e hundës hiqen, mikrobet rreth folikulit mund të futen brenda duke shkaktuar infeksion”, është shprehur ai.

Ai tha se heqja e këtyre qimeve mund të ketë pasoja të mëdha për shkak të atij që quhet “trekëndëshi i rrezikut”, që është një pjesë e fytyrës nga hunda në çdo cep të gojës dhe që konsiderohet si një zonë e rrezikshme për të marrë një infeksion.

Related posts

​Shenjat e hershme të epilepsisë që nuk duhen anashkaluar

admin

Këto ushqime konsumoni gjatë sezonit të verës

rezart morina

Në këto raste dhimbja e kokës është shqetësuese

rezart morina