RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rrezikonin mbytjen, shpëtohen 117 emigrantë nga Libia

rrezikonin-mbytjen,-shpetohen-117-emigrante-nga-libia

Organizata joqeveritare spanjolle Open Arms njoftoi se shpëtoi 117 emigrantë të cilët në një varkë që vinin nga Libia.

Në njoftim organizata joqeveritare thekson se mes të shpëtuarve ishin 25 gra dhe një djalë tre vjeçar dhe se ata vinin kryesisht nga Eritrea, Sudani dhe Libia.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në ujërat ndërkombëtare 30 km nga bregu libian pasi anija lundroi nga porti i Sambratha pas mesnate, sipas deklaratës së OJQ-së.

Gjendja shëndetësore e të gjithë pasagjerëve është duke u vlerësuar në anijen Open Arms, njoftoi organizata, pa dhënë detaje të mëtejshme se ku do të transportohen.

Related posts

Vaksina e kombinuar kundër koronavirusit dhe gripit e kompanisë Moderna merr miratim në Evropë

Irfan Jahiu

REL: Me simbole të Kosovës, kryetarët e rinj serbë marrin pushtetin në veri të Mitrovicës

admin

E rëndë në Malajzi, mbi 350 të arrestuar për abuzim seksual të fëmijëve

Muhamet Ramadani