RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Eksperti izraelit i sigurisë: Hamasi siguroi epërsi kundër Izraelit në jug të Gazës

eksperti-izraelit-i-sigurise:-hamasi-siguroi-epersi-kunder-izraelit-ne-jug-te-gazes

Eksperti izraelit i sigurisë, Nir Dvori tha se Hamasi ka siguruar epërsi kundër ushtrisë izraelite për shkak se e njeh shumë mirë jugun e Rripit të Gazës dhe se humbjet e shënuara në 24 orët e fundit tregojnë se në rajon ka luftime të ashpra, transmeton Anadolu.

Analisti i televizionit “Chanel 12”, Dvori pas vrasjes së 14 ushtarëve izraelitë në 24 orët e fundit në Gaza, shkroi një artikull me titull “A i ka realizuar ushtria izraelite objektivat që ka vendosur deri më tani? Modeli që Izraeli testoi në Gaza”.

Dvori rikujton se gjatë pushimit të fundjavës, në Gaza janë vrarë 14 ushtarë dhe se luftëtarët e Hamasit kanë shkaktuar që në mesin e forcave izraelite të ketë humbje jete, pasi ata mund të gjurmojnë ushtarët izraelitë, kanë fuqinë të hapin zjarr me predha RPG ose raketa anti-tank duke dalë madje edhe nga tunelet në zonat e pushtuara.

“Me të vërtetë Hamasi përdor epërsinë në luftën guerile në rajonin që njeh shumë mirë”, tha Dvori i cili vazhdoi më tej:

“Në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës ka luftime të ashpra. Forcat izraelite ende po përpiqen të çajnë vijën e mbrojtjes e cila është përgatitur nga forcat e rezistencës shumë kohë më parë. Izraeli përpiqet të përfitojë nga pozicioni i tij aktual që ka arritur në veri të Gazës dhe ta kthejë rajonin në një model”.

Dvori pretendon se zbatimi i këtij modeli ishte i mundur për shkak se ushtria izraelite “ka marrë nën kontroll” pothuajse plotësisht veriun e Gazës si dhe nga “mungesa e pranisë së Hamasit atje”.

Ai vuri në dukje se në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, synohet që në veri të Gazës të krijohet një organ i përbërë nga popullata vendase dhe përgjegjës për shpërndarjen e ndihmave humanitare. Eksperti izraelit, Dvori thotë se në të ardhmen ky organ mund të marrë përsipër administrimin e punëve në Gaza.

Related posts

51 pacientë të prekur me COVID-19 po trajtohen nëpër spitale

admin

Një çift u shpëtua 209 orë pas tërmetit 7.7 në Kahramanmaras

admin

OKB: Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 10.382 civilë

admin