RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ekspertja e OKB-së: Izraeli ka shkatërruar Gazën

ekspertja-e-okb-se:-izraeli-ka-shkaterruar-gazen

Izraeli ka shkatërruar Gazën me sulmet e tij të pamëshirshme që nga tetori, tha në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, raportuesja speciale e OKB-së për territorin e pushtuar palestinez, Francesca Albanese.

“Numri i lartë i viktimave, dëmi i pariparueshëm që u bëhet atyre që mbijetojnë, shkatërrimi sistematik i çdo aspekti të nevojshëm për të mbajtur jetën në Gaza, nga spitalet te shkollat, nga shtëpitë tek toka e punueshme dhe dëmi për qindra mijëra fëmijë dhe nëna shtatzëna dhe të reja”, tha Albanese të martën.

Ajo tha në një raport për këshillin se veprimet e Izraelit mund të interpretohen vetëm si “provë në dukje të një synimi për të shkatërruar sistematikisht palestinezët si grup”. /abcnews

Related posts

Kryediplomati turk: Rruga e Laçinit është territor azerbajxhanas

rezart morina

Gjiganti i naftës raporton fitime rekord për vitin 2022

rezart morina

Arrestohet bosi më i madh i drogës në Itali, Matteo Denaro

admin