RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjiganti i naftës raporton fitime rekord për vitin 2022

gjiganti-i-naftes-raporton-fitime-rekord-per-vitin-2022

Gjigandi i naftës dhe gazit Shell ka raportuar fitime vjetore rekord pasi çmimet e energjisë u rritën vitin e kaluar pas pushtimit rus të Ukrainës, shkruan BBC.

Kompania raportoi fitime prej 39.9 miliardë dollarë për vitin 2022, më të lartat në historinë e saj 115-vjeçare.

Kompanitë energjetike në përgjithësi kanë realizuar fitime rekord pasi çmimet e naftës dhe gazit u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës.

Fitimet kanë ngritur presion mbi kompanitë për të paguar taksat shtesë, ndërsa qytetarët luftojnë me inflacionin.

Vitin e kaluar, qeveria e Britanisë së Madhe prezantoi një taksë shtesë – të quajtur Taksa e Fitimeve të Energjisë – mbi fitimet e kompanive energjetike për të ndihmuar në financimin e skemës së saj për të ulur faturat e gazit dhe energjisë elektrike.

Çmimet e naftës dhe gazit kishin filluar të rriteshin pas përfundimit të bllokimeve për COVID-19, por u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës, duke rezultuar në fitime enorme për kompanitë e energjisë.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent shkoi deri në mbi 120 dollarë për fuçi në mars 2022, por që atëherë ka rënë përsëri. Çmimet e naftës tani janë nën nivelin e parë para pushtimit të Ukrainës. /koha

Related posts

“Aleksandër Vuçiç e quajti ‘mik të madh’ të Serbisë”- REL: Presidenti Xi Jingping në Beograd, me synimin për të shtrirë ndikimin e Kinës në Evropë

admin

Omer Bartov kritikon mediat për shmangien e përdorimit të termit “gjenocid” për Gazën

Muhamet Ramadani

Osmani për peticionin për shkarkimin e kryetarëve në veri: E drejtë që u takon qytetarëve

admin