Francesca Albanese, raportuesja speciale e OKB-së për territoret e pushtuara palestineze, ka kritikuar mediat ndërkombëtare që kanë “heshtur” për vrasjen e gazetarit të Al Jazeera, Ismail al-Ghoul dhe kamermanit Rami al-Rifi.
“Shumë nga lajmet nga Gaza që ata ose i kanë injoruar ose kanë dyshuar, vijnë nga gazetarë palestinezë të cilët fjalë për fjalë janë masakruar për të bërë punën e tyre,” tha Albanese në X.
Vlen të theksohet se edhe mediat shqipfolëse janë thuajse tërësisht të heshtura për vrasjet e qindra kolegëve të tyre gazetarë e kameramanë në Palestinë. /mesazhi