RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

IHR: Rritet në 342 numri i protestuesve që kanë humbur jetën në Iran

ihr:-rritet-ne-342-numri-i-protestuesve-qe-kane-humbur-jeten-ne-iran

Instituti i Iranit për të Drejtat e Njeriut (IHR) njoftoi se është rritur në 342 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë ndaj protestave që filluan pas vdekjes së Mahsa Aminit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në faqen e internetit të IHR-së me qendër në Norvegji, është publikuar raporti në të cilin jepen informacione lidhur me protestat që vazhdojnë prej rreth 60 ditësh në vend.

Në raportin i cili përfshin të dhëna për 23 nga 31 rajonet në vend thuhet se numri më i madh i humbjeve të jetëve ka ndodhur në rajonin Sistan-Baluchestan ku jetojnë kryesisht sunitët. Sipas raportit në rajonin Sistan-Baluchestan kanë humbur jetën 123 protestues.

Bëhet e ditur se 43 nga protestuesit që kanë humbur jetën janë nën moshën 18-vjeç ndërsa 26 prej tyre janë femra.

Më tej thuhet se numri i protestuesve të arrestuar është mbi 10 mijë ndërsa deri më tani ka arritur në 5 numri i protestuesve ndaj të cilëve është dhënë dënim me vdekje.

Në raportin e IHR-së të publikuar më 11 nëntor thuhej se 304 protestues kanë humbur jetën si pasojë e ndërhyrjes së forcave të policisë në protestat e mbajtura të cilat filluan pas vdekjes së Aminit.

Mbi 40 forca të sigurisë kanë humbur jetën në protestat e përhapura në të gjithë vendin.

– Protestat në Iran

Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator, e cila u sëmur dhe u dërgua në spital pasi u ndalua më 13 shtator nga patrullat e irshad-it e njohur si “Policia e moralit” në Teheran, shkaktoi protesta kundër qeverisë së vendit në Iran.

Related posts

Siria Lindore: arabët aty, të lehtësuar pas çlirimit nga zgjedha kurde

Irfan Jahiu

Danimarka do të marrë masa kundër sulmeve me bazë kulturore dhe fetare në vend

Muhamet Ramadani

Probleme për Marta Kos, Politico: Prova se ajo ka qenë spiune

Muhamet Ramadani