RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Eksporti i Turqisë në Arabinë Saudite rritet në mbi 1.2 miliard dollarë

eksporti-i-turqise-ne-arabine-saudite-rritet-ne-mbi-1.2-miliard-dollare

Eksportet e Turqisë në Arabinë Saudite janë rritur në mbi 1.2 miliard dollarë në periudhën janar-korrik.

Me normalizimin e marrëdhënieve midis Turqisl dhe Arabisë Saudite, edhe aktivitetet tregtare mes dy vendeve vazhdojnë të përmirësohen. Në kuadër të vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan muajin e kaluar në Arabinë Saudite, mes delegacioneve turke dhe atyre saudite u nënshkruan 5 memorandume të reja mirëkuptimi.

Gjatë vizitës u nënshkruan marrëveshje për mbrojtje, kërkim dhe zhvillim, energji, media dhe investime direkte. Prodhuesi turk i dronëve Baykar nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi dhe eksporti me Ministrinë e Mbrojtjes të Arabisë Saudite për mjetin ajror luftarak pa pilot Bayraktar AKINCI.

Në kuadër të kësaj droni Bayraktar AKINCI do të hyjë në inventarin e Komandës së Forcave Ajrore dhe Detare të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Sipas informacioneve që Anadolu ka përpiluar nga të dhënat e Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), eksportet e Turqisë kanë shënuar rënie me 0.5 për qind në 7 muajt e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u regjistruar 143 miliardë e 434 milionë dollarë.

Në këtë drejtim, eksportet e Turqisë drejt Arabisë Saudite shënuan rritje prej 630 për qind, duke u rritur në 1 miliard e 256 milionë dollarë. Me këtë Arabia Saudite u bë vendi i 25-të që Turqia më së shumti bën eksporte.

Arabia Saudite u radhit e dyta në mesin e vendeve që Turqia eksporton më shumë në bazë të vlerës. Në këtë periudhë eksportet e Turqisë drejt Arabisë Saudite janë rritur për 1 miliard e 84 milionë dollarë.

Sektori i qilimave kryesoi në aspektin e eksporteve turke drejt Arabisë Saudite, ashtu që janë eksportuar qilima në vlerë prej 173 milionë e 86 mijë dollarë.

Qilimat janë ndjekur nga kimikatet dhe produktet e tyre me 129 milionë e 95 mijë dollarë, drithërat, bishtajoret, farat vajore dhe produktet përkatëse 124 milionë e 633 mijë dollarë, makinerive dhe pjesët me 98 milionë e 175 mijë dollarë si dhe veshmbathje me 95 milionë e 951 mijë dollarë.

Në Arabinë Saudite më së shumti eksporte janë bërë nga qytetet Istanbul, Gaziantep, Ankara dhe Hatay.

Related posts

Pikëpyetjet mbi negociatat shtohen, Trump thotë se udhëheqësi iranian “duhet të jetë shumë i shqetësuar”

RTI

Do të zgjasë 4 minuta/ Kur pritet të ndodhë eklipsi total diellor dhe kush mund ta shohë?

admin

Mbi 150 persona dyshohen të vdekur pas përmbytjes së anijes me emigrantë gjatë rrugës për në Ishujt Kanarie

RTI