RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

ekstradohet-nga-norvegjia-per-ne-kosove,-i-kerkuari-me-leter-rreshtim-nderkombetar

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar sot ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Norvegjia në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari me inicialet F.B. ishte arrestuar nga autoritetet norvegjeze, pasi kërkohej nëpërmjet INTERPOL-it me urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Ai dyshohet se i ishte shmangur organeve të drejtësisë për një periudhë të caktuar kohore.

Ekstradimi është realizuar në përputhje me ligjet në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Norvegjisë.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, ku do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.

Related posts

Maldivet ndalojnë mbajtësit e pasaportave iz’raelite për shkak të lu’ftës në Ga’za

admin

Protestat pro-palestineze në universitet e SHBA-së, Presidenti i Harvardit paralajmëron studentët: Nëse vijoni tubimet, do përjashtoheni

admin

Rritet në 72 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë luftimeve në Gaza

Muhamet Ramadani