RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anijet ushtarake izraelite bllokojnë flotën humanitare drejt Gazës

anijet-ushtarake-izraelite-bllokojne-floten-humanitare-drejt-gazes

Një anije humanitare që po lundronte drejt Gazës për të ndihmuar në thyerjen e bllokadës izraelite është ndaluar nga mjete detare ushtarake izraelite, sipas organizatorëve të misionit.

Grupi “Global Sumud Flotilla” bëri të ditur se anija e tyre është afruar nga motobarka ushtarake, të cilat janë identifikuar si izraelite. Sipas tyre, ushtarët kanë drejtuar lazerë dhe armë automatike drejt pjesëmarrësve, duke i urdhëruar të shtrihen në pjesën e përparme të anijes dhe të vendosen në gjunjë.

Organizatorët shtuan se komunikimet e anijes janë ndërprerë dhe është dërguar një sinjal emergjence (SOS).

Ndërkohë, Radio Ushtria Izraelite, duke cituar një burim izraelit, raportoi se forcat izraelite kanë nisur të marrin kontrollin e anijeve humanitare që po drejtohen drejt Gazës, edhe në distancë të konsiderueshme nga brigjet izraelite. /mesazhi

 

Related posts

FOTO/ Atentati ndaj Donald Trump, autoritetet gjejnë detonator dhe bateri në tarracën ku 20-vjeçari kreu sulmin. Ja çfarë është zbuluar në makinën dhe celularin e tij

admin

Zyrtari iranian paralajmëron “surprizë të madhe” për SHBA dhe Izraelin

RTI

Azerbajxhani njofton zv/sekretaren e NATO-s mbi normalizimin me Armeninë

RTI