RTV AHIRETI
Shëndetësi

Eliminoni 10 “vrasësit” e zemrës nëse doni të jetoni deri në njëqind vjet

eliminoni-10-“vrasesit”-e-zemres-nese-doni-te-jetoni-deri-ne-njeqind-vjet

Disa zakone, tipike për shumicën e njerëzve, mund të dëmtojnë ndjeshëm shëndetin e organeve të brendshme, veçanërisht të zemrës, e cila është motori i trupit tonë

Është e sigurt që askush nuk dëshiron të jetë pjesë e këtyre statistikave të zeza, ndaj ka ardhur koha të hidhni poshtë zakonet që rrisin rrezikun e sulmit në zemër.

1. Shikimi i TV për një kohë të gjatë

Qëndrimi ulur për orë të tëra rrit rrezikun e sulmit në zemër edhe nëse ushtroni rregullisht.

2. Tensioni dhe depresioni

Nëse jeni të stresuar, në një debat apo në depresion, edhe kjo mund të lërë gjurmë në shëndetin tuaj të zemrës. Është e rëndësishme të dini se si të shpëtoni nga emocionet negative dhe të keni një person me të cilin të flisni.

3. Injorimi i gërhitjes

Gërhitja mund të jetë një simptomë e diçka shumë më serioze, sindroma e apneas së gjumit, e cila rrit rrezikun e sulmit në zemër. Nëse gërhitni dhe shpesh zgjoheni të lodhur, është mirë të konsultoheni me një mjek.

4. Mospërdorimi i fillit dentar

Megjithëse arsyeja e saktë nuk dihet, ekziston një lidhje e fortë midis sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe sëmundjeve të zemrës. Prandaj, rekomandohet përdorimi i fillit dentar për të mbajtur të shëndetshëm mishrat e dhëmbëve, por edhe zemrën.

5. Tërheqje në vetvete

Gjithkush ndonjëherë ka nevojë për kohë për të qenë vetëm dhe për të marrë një pushim nga gjithçka, por është e rëndësishme të ruani kontaktet me të dashurit. Është vërtetuar shkencërisht se njerëzit që kanë marrëdhënie më të mira me familjen dhe miqtë jetojnë më gjatë dhe më të shëndetshëm.

6. Shumë alkool

Konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike është i lidhur ngushtë me presionin e lartë të gjakut dhe sulmin në zemër.

7. Ngrënia e tepërt

Obeziteti është faktori më i madh i rrezikut që çon në sëmundje të zemrës. Këshillohet të shmangni porcionet e mëdha dhe të zëvendësoni pijet e gazuara me ujë.

8. Shumë mish

Mishi duhet të jetë një ushqim i rastësishëm, jo baza e dietës suaj. Mishi i përpunuar, si salsiçet dhe proshuta, rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit të zorrës së trashë. Në mënyrë ideale, më pak se dhjetë për qind e ushqimit në dietën tuaj duhet të jetë me origjinë shtazore.

9. Pirja e duhanit

Nxit formimin e mpiksjes së gjakut që mund të bllokojë rrjedhën e gjakut në zemër dhe kontribuon në formimin e mpiksjes së gjakut në arterie.

10. Shijimi i kripës

Sa më shumë kripë të hani, aq më i lartë rritet presioni i gjakut. Nuk duhet të hani ushqime të shpejta dhe duhet të lexoni me kujdes etiketat në ushqimet që blini.

Related posts

Ushqimet që mund t’i hani dhe të mos shtoni peshë

admin

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse vendosni kanellë në kafe?

admin

A mund t’ju mbrojë kafja nga sëmundjet e mëlçisë?

rezart morina