Agjencia e Barnave e Bashkimit Evropian deklaroi se një variant i ri i COVID-19 mund të shfaqet këtë dimër, por vaksinat ekzistuese mund të mbrojnë nga sëmundjet e rënda.
EMA tha më 2 shtator se organizata po përgatitet të hapë një fushatë për vaksinat përforcuese përpara një vale të re të parashikuar të rasteve të koronavirusit.
Shefi i vaksinave në EMA, Marco Cavaleri tha në një konferencë për shtyp se njerëzit “nuk duhet të presin për një vaksinë specifike”
“Mund të dalë një variant krejtësisht i ri që ne nuk jemi në gjendje ta parashikojmë sot”, tha ai. /tiranapost