RTV AHIRETI
Kuzhinë

Ëmbëlsirë për të sëmurët me diabet: Kafshata të ëmbla me të cilat të gjithë kënaqen!

embelsire-per-te-semuret-me-diabet:-kafshata-te-embla-me-te-cilat-te-gjithe-kenaqen!

Kombinimi i vërtetë i përbërësve të shijshëm dhe të shëndetshëm

Përbërësit:

– 1 filxhan krunde tërshëre,
– 1 filxhan miell thekre,
– 1 filxhan kos,
– 1 filxhan arra të bluara,
– 100 g miell kokosi,
– 1 lugë sheqer stevia,
– 1 filxhan bademe të bluara,
– 4 lugë vaj ulliri,
– 2 vezë.

Përgatitja:

Në një enë të thellë qitni krundet e tërshërës, miellin e thekrës, arrat dhe bademet e bluara.

Bëni një gropë të vogël në të dhe në të qitni vezët e tundura, sheqerin, kosin, kokosin dhe vajin e ullirit.

Të gjitha përzieni dhe nëse qulli është shumë i dendur, shtoni pak ujë.

Tretjen shpërndajeni në tepsinë e lyer me vaj dhe miell.

Piqni në furrë në 180 gradë Celsius 20-30 minuta. Kontrollojeni me pirun nëse është pjekur ëmbëlsira.

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.

The post Ëmbëlsirë për të sëmurët me diabet: Kafshata të ëmbla me të cilat të gjithë kënaqen! appeared first on Telegrafi.

Related posts

Muskuj viçi me kërpudha dhe perime, gatuar në enë dheu në furrë

admin

Si të gatuani një tortë në formë zemre për Ditën e të Dashuruarve

admin

Si t’i gatuani këto pitalka shumë të shijshme për iftar?

admin