RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA mbështet qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Niger

shba-mbeshtet-qeverine-e-zgjedhur-ne-menyre-demokratike-ne-niger

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në një bisedë telefonike me presidentin e Nigerit, Mohammed Bazum, deklaroi se SHBA-ja mbështet qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Niger, transmeton Anadolu.

Në një njoftim me shkrim nga Departamenti i Shtetit thuhet se në bisedën telefonike u diskutuan zhvillimet në Niger.

Blinken tha se në përputhje me qëndrimin e Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS), Unionit Afrikan dhe partnerëve ndërkombëtarë, SHBA-ja mbështet rivendosjen e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike në Niger.

Ai theksoi rëndësinë e sigurisë së presidentit Bazoum dhe familjes së tij. “SHBA-ja është e vendosur për të gjetur zgjidhje paqësore që do të lejojë Nigerin të mbetet partner i fortë për sigurinë dhe zhvillimin në rajon”, tha Blinken.

Sekretari amerikan i përcolli Bazum-it “mbështetjen e tij të palëkundur” për demokracinë në Niger duke potencuar se SHBA-ja refuzon veprimet që synojnë prishjen e rendit kushtetues.

– Grushti i shtetit në Niger

Presidenti Mohammad Bazum në Niger u arrestua nga elementë të Regjimentit të Gardës Presidenciale më 26 korrik dhe u njoftua se ushtria kishte marrë pushtetin natën.

Gjenerali Omar Tchiani, komandanti i Regjimentit të Gardës Presidenciale, njoftoi më 28 korrik se ai mori drejtimin e juntës së quajtur Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut (CNSP) dhe u bë kreu i qeverisë kalimtare.

Bazoumi mbahet në banesën e tij private që nga 26 korriku.

Related posts

Presidenti Biden u drejtohet udhëheqësve të vendeve të NATO-s, thekson mbështetjen e hekurt për aleancën

Muhamet Ramadani

Anketat para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Harris merr mbështetje më të madhe se Trump mes votuesve amerikanë me origjinë aziatike

admin

Përfundon procesi zgjedhor në katër komunat veriore të vendit – zgjedhje të qeta, përqindje e ulët e qytetarëve

admin