RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Emiratet e Bashkuara dhurojnë 25 milionë dollarë për një spital të fëmijëve në Kosovë

emiratet-e-bashkuara-dhurojne-25-milione-dollare-per-nje-spital-te-femijeve-ne-kosove

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed.

Kurti thotë se është njoftuar nga Zayed se Emiratet e Bashkuara do t’ia dhurojnë Kosovës 25 milionë dollarë për një spital të ri të fëmijëve.

Kryeministri i ka shprehur mirënjohje të jashtëzakonshme ministrit të Jashtëm të Emirateve për premtimin e donacionit.

“Pata një telefonatë të rëndësishme dhe të këndshme me MPJ-në e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed, i cili më njoftoi se do të dhurojë 25 milionë dollarë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë. Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë kontribut, pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e shumë fëmijëve në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Related posts

“Kemi nevojë për armëpushim”- Sulmet iraniane me raketa në Izrael, reagon shefi i OKB-së: Kjo situatë duhet të ndalet

admin

Vdes në QKUK gruaja që para dy dite u rrah brutalisht nga bashkëshorti

RTI

Analiza e VOA: Çfarë pritet të ndodhë pas hetimeve të Bashkimit Evropian ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë?

admin