RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Emiri i Katarit: Rripi i Gazës nuk është çështje e sigurisë izraelite

emiri-i-katarit:-rripi-i-gazes-nuk-eshte-ceshtje-e-sigurise-izraelite

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, tdeklaroi sot se Rripi i Gazës nuk është çështje e sigurisë izraelite, raporton Anadolu.

Ai u adresua në hapjen e samitit të 44-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), i cili po mbahet në kryeqytetin e Katarit, Doha.

“Sfida nuk qëndron në zgjidhjen e çështjes së Gazës sikur ajo të jetë çështje sigurie e veçantë apo izraelite që kërkon aranzhim sigurie që ia nënshtrojnë Rripin kërkesave të saj”, tha emiri.

“Zgjidhja më tepër qëndron në përfundimin e okupimit (izraelit) dhe zgjidhjen e çështjes së popullit palestinez”, shtoi ai.

Samiti i GCC-së mbahet mes sulmeve të pamëshirshme ajrore dhe tokësore izraelite në Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor. Të paktën 15.899 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 42.000 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore në Rripin e Gazës.

Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është 1.200.

Që nga themelimi i bllokut në vitin 1981 e deri më tani janë mbajtur 44 Samite të GCC-së.

Blloku i Gjirit përbëhet nga Katari, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Arabia Saudite, Omani dhe Kuvajti.

Related posts

Bota shënon rekord të ri të ditës më të nxehtë ndonjëherë

rezart morina

Shqipëri, tubim mbi shkeljet në zgjedhjet në KMSH

admin

Tre vite pas shpërthimit katastrofik të Bejrutit, ende asnjë përgjegjës

rezart morina