RTV AHIRETI
Lajme

Enver Hasani: Presidentja e shkeli Kushtetutën!

enver-hasani:-presidentja-e-shkeli-kushtetuten!

Mandatimi i Glauk Konjufcës nga presidentja, është shkelje kushtetutese.

Kështu ka thënë profesori dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Veprimi i djeshëm i saj, sipas tij, është abuzim me pushtetin dhe e shkel Kushtetutën e vendit.

“Nëse partitë opozitare, që përfaqësojnë 63 deputetë të Kuvendit të Kosovës, shqiptarë, kanë thënë se nuk duan të formojnë qeverinë e re, atëherë Presidenti i Republikës ka pasur për detyrë caktimin e datës së zgjedhjeve të reja, meqë LVV nuk mund të arrijë votat e duhura, siç e thotë vetë shefi i kësaj partie. Dhënia e mandatit një personi për të cilin dihet se nuk ka vota përbën abuzim me pushtetin dhe shkelje kushtetuese”.

Hasani thotë se presidentja nuk i mori parasysh kriteret mbizotëruese që duhej t’i ndiqte dhe ndoqi bindjet subjektive.

The post Enver Hasani: Presidentja e shkeli Kushtetutën! first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Netanyahu zotohet se do të vazhdojë luftën ndaj Iranit “me gjithë forcën”

Kushtrim Guraj

Prokuroria për sulmin me armë: Grupet kishin mosmarrëveshje të mëhershme

admin

Politikani palestinez: “Biden i dha dritën jeshile Netanyahut për të pushtuar Rafah-n”

Muhamet Ramadani