RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

A qëndron ky ambasador homo pas “Barazisë Gjinore”?

a-qendron-ky-ambasador-homo-pas-“barazise-gjinore”?

Pas dështimit të dukshëm për një rilindje të pretenduar të Shqipërisë, duke e shëruar atë më së pari te handikapi më i madh, njeriu që e popullon, duke vijuar me mbrapshti historike në qeverisje, Rama duket se e ka kthyer anëtarësimin e Shqipërisë në BE në një lloj kauze politike finale, si e vetmja mënyrë për të të harruar mosrilindjen dot të shumëçkaje në këtë vend, nën një dëshpërim konstant edhe nën qeversjen e tij, në mos të shtuar, si pasojë e një zhgënjimi masiv ndaj tij, edhe pse vijon në qëndrojë në pushtet e të fitojë zgjedhje.

Ai deklaroi së fundi se PS nuk ka ndërmend që të ikë nga pushteti, pra ai, pa e futur Shqipërinë në BE. Vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE, Rama tha se është i gatshëm që të qëndrojë edhe në paradhomën e Brukselit, pa të drejtë vetoje, por me të gjitha përfitimet si një i barabartë.

“I qëndroj kësaj ideje. Është qasje që u jep të dyve atë që duhet, pa i krijuar probleme njëri tjetrin. Ne duam të bëhemi anëtarë të BE, të kemi akses të plotë në ngrehinën e BE, nga pikëpamja e legjislacionit, kapaciteteve, buxheteve. Pas një marrëveshjeje, ne ulemi në tryezë. E rëndësishme të mos kemi veto, dhe ata të mos tremben nga vetoja unë. Kështu që e përshëndes këtë ide, nuk më gjen fare të surprizuar”, tha ai në një konferencë për shtyp me njeriun e Brukselit në Tiranë, një homo i deklaruar, italiani Silvio Gonzato.

Dhe mund të aludohet se projekligji për “Barazinë Gjinore”, një minavënës i shtetit dhe shoqërisë shqiptare, vjen dhe për shkak të këtij konteksti politik. Pra, ambasadori i BE-së në Shqipëri mund të diktojë një axhendë LGBT teksa qeveria kërkon të marrë skeptrin e futjes së Shqipërisë në BE.

Është ky një aludim gjithsesi, pasi vetë Gonzato është kujdesur të mos shprehet për projakligjin që pritet të votohet në parlament. /tesheshi

Related posts

Ukraina pritet të jetë në fokus të takimeve të Blinkenit me zyrtarë të lartë në Londër

admin

Në SHBA ka filluar të ngadalësohet tregu, 175 mijë vende të reja pune gjatë muajit prill

admin

Me marshim drejt Qeverisë, përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

admin