Gjithsej 92.500 qytetarë turq kryen Haxhin në tokat e shenjta në Arabinë Saudite këtë vit, tha kreu i Diyanetit, organit më të lartë fetar i Turqisë, raporton Anadolu.
Numri përfshin stafin e Diyanetit në detyrë, u tha Ali Erbaş gazetarëve në Qendrën Administrative të Haxhit të organit fetar turk në Mekë.
Ai tha se shifra e këtij viti është më e larta në dekada, duke shtuar se vitin e kaluar morën pjesë rreth 37.770 qytetarë turq, ndërsa në vitet e mëparshme ishte gjithmonë nën 80.000.
Erbaş gjithashtu vuri në dukje se 25 shtetas turq kanë vdekur gjatë periudhës së Haxhit këtë vit.