RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: AK Partia doli e para në çdo zgjedhje ku mori pjesë

erdogan:-ak-partia-doli-e-para-ne-cdo-zgjedhje-ku-mori-pjese

E themeluar në vitin 2001, AK Partia përkujton 22-vjetorin e themelimit të saj me premtimin se “Asgjë nuk do të jetë më njësoj në Turqi”.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) e Turqisëka fituar çdo zgjedhje që nga themelimi i saj në vitin 2001, ka thënë presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

“Ne kemi ardhur në këto ditë duke qenë të parët në çdo zgjedhje që kemi hyrë në këtë rrugëtim që e nisëm me premtimin “Asgjë nuk do të jetë më njësoj në Turqi”, tha Erdoğan të hënën në një videomesazh për të shënuar 22-vjetorin e themelimit të AK Partisë.

E themeluar më 14 gusht të vitit 2001, partia shpërtheu në skenën politike nën udhëheqjen e Erdoğanit, i cili u bë kryeministër në vitin 2003 dhe ka shërbyer si president që nga viti 2014.

Duke përshëndetur fitoren e fundit në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në maj, Erdoğan tha: “Unë besoj se ky proces zgjedhor, i cili mundi edhe një herë ata që e shohin veten mbi vullnetin kombëtar, do të ketë një vend të veçantë në historinë tonë politike”.

Erdoğan u bëri thirrje anëtarëve të AK Partisë të punojnë gjatë gjithë kohës për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2024, që pritet të mbahen në mars.

Gjatë 21 viteve të AK Partisë në pushtet, Erdoğan tha se ka prodhuar vepra dhe shërbime që do ta bëjnë çdo centimetër të Turqsië pjellore, duke shtuar se “Kjo është arsyeja më e rëndësishme e suksesit tonë në zgjedhje.”

“Sot, ashtu siç festojmë ditëlindjen tonë të 22-të me krenarinë e fitores në zgjedhjet e 14-28 majit, shpresojmë se do të arrijmë 23-vjetorin tonë me gëzimin e fitores zgjedhore të 31 marsit të vitit 2024”, shtoi ai.

Related posts

Ekspertët: Islamofobia në ShBA dhe Evropë ndikon ndaj të gjithë myslimanëve

admin

E dhimbshme: Gjendet e vdekur e moshuara nga Dobërçani i Gjilanit që u raportua e zhdukur dje

RTI

Shpërndarja e Kuvendit – opozita s’dakordohet, pushteti kërkon unifikim

rezart morina