RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

13.7% e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut kanë lindur nga lidhjet jashtë martesore

13.7%-e-femijeve-ne-maqedonine-e-veriut-kane-lindur-nga-lidhjet-jashte-martesore

Në Maqedoninë e Veriut 13,7 për qind e fëmijëve kanë lindur në lidhje jashtë martesore, ndërkohë që në vendet e Evropës Perëndimore dhe Veriore më shumë se gjysma e fëmijëve të lindur të gjallë janë nga prindër të pamartuar, tregon analiza e portalit statistikor “Landgeist”, bazuar në të dhënat e Eurostat-it.

Në Evropë, më pak fëmijë të lindur jashtë martese sesa në Maqedoninë e Veriut, ka në Turqi (2.8%) dhe në Bjellorusi (13.0%). Nga vendet e rajonit, në Greqi 16,5 për qind e lindjeve të gjalla janë nga prindër të pamartuar, në Kroaci 23,6, në Serbi 30, në Slloveni 57,7 dhe në Bullgari 59,9 për qind.

Pothuajse në të gjithë Evropën Veriore dhe Perëndimore, numri më i madh i fëmijëve kanë lindur jashtë martese. Përqindja e fëmijëve jashtëmartesor është më e lartë në Islandë (69,4%), në Francë (63,5%) dhe në Portugali (60,0%).

Në shumicën e vendeve të Evropës Lindore, ky numër është nën 30 për qind dhe është më i larti në Bullgari (59.9%) dhe Republikën Çeke (48.5%).

“Landgeist” vë në dukje se trendi i uljes së martesave vazhdon, veçanërisht në Evropën Veriore dhe Perëndimore, që rezulton edhe në lindjen e foshnjave nga prindër që nuk janë të martuar ose në një partneritet civil.

 

Related posts

Reuters: Amerikanët pranojnë autorësinë e sulmit mbi shkollën e vajzave në Iran

Muhamet Ramadani

Përshkallëzohet lufta/ Vriten tetë ushtarë izraelitë nga luftimet me Hezbollahun në Liban

admin

SHBA: Do të testojmë armë bërthamore, por nuk do të ketë shpërthime

admin