RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Armëpushimi në Gaza mund ta shpëtojë rajonin nga rrethi i zjarrit

erdogan:-armepushimi-ne-gaza-mund-ta-shpetoje-rajonin-nga-rrethi-i-zjarrit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se nëse Turqia dhe Gjermania së bashku arrijnë një armëpushim humanitar në luftën e Izraelit në Gaza, rajoni mund të shpëtohet nga rrethi i zjarrit, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, Erdoğan tha se 13 mijë palestinezë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, ishin vrarë në luftë deri më tani dhe se pothuajse e gjithë Gaza ishte shkatërruar nga sulmet izraelite ndaj enklavës së rrethuar.

Erdoğan tha se fokusi në takim është në marrëdhëniet tregtare, politike dhe ushtarake, veçanërisht në zhvillimet lidhur me situatën midis Rusisë dhe Ukrainës dhe përfundimisht situatën aktuale midis Izraelit dhe Palestinës.

“Dhe këtu do të flas qartë. Sepse 7 tetori cilësohet si fillim historik. Për periudhën pas 7 tetorit nuk flitet fare. Deri më tani, për fat të keq, janë vrarë 13 mijë fëmijë, gra dhe pleq palestinezë. Përpos kësaj, pothuajse më shumë nuk ka një vend të quajtur Gaza, gjithçka është shkatërruar. A mund të krahasohen armët dhe fuqia e Hamasit me armët dhe fuqinë e Izraelit? A ka Izraeli aktualisht armë bërthamore? Ka, por nëse e pyet Izraelin për këtë, ata nuk do të thonë ‘ekziston’. Për shkak se janë shumë të mirë në gënjeshtra”, tha presidenti turk.

Ai kujtoi se në sulme janë dëmtuar ose shkatërruar vendet e kultit, përfshirë xhamitë dhe kishat, si dhe spitalet, duke shtuar se sulmet ndaj spitaleve dhe vrasja e fëmijëve nuk janë në Torah.

Lajmi i plotë në përpilim e sipër…

Erdoğan dhe Steinmeier në Berlin diskutojnë rreth Gazës dhe çështjeve dypalëshe

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u takua në Berlin me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier, ku diskutuan sulmet e Izraelit në Gaza si dhe marrëdhëniet midis dy vendeve, raporton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve të Turqisë, në takimin e mbajtur në Pallatin Bellevue, rezidenca zyrtare e presidentit Steinmeier, Erdoğan tha: “Sulmet e Izraelit në tokat palestineze duhet të pushojnë dhe është thelbësore përgjigja globale ndaj shkeljeve izraelite të të drejtave të njeriut”.

“Duhet të vendoset menjëherë një armëpushim në rajon, duhet të dërgohet ndihma humanitare, pasi njerëzimi humb çdo ditë që gjakderdhja vazhdon”, shtoi Erdoğan, i cili ndodhet në një vizitë pune njëditore në Berlin.

“Përveç bashkëpunimit për të siguruar një armëpushim në rajon dhe dërgimin e shpejtë të ndihmave humanitare, të dy liderët ranë dakord se struktura me dy shtete është zgjidhja e vetme për paqen e përhershme”, theksohet në deklaratë.

Bashkë me presidentin Erdoğan në Berlin mbërritën edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, drejtori i komunikimeve të presidencës, Fahrettin Altun, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, İbrahim Kalın dhe kryekëshilltari i presidentit, ambasadori Akif Çağatay Kılıç.

Takimi vjen në një moment vendimtar për konfliktin Izrael-Palestinë, pasi Erdoğan dhe protestuesit në mbarë botën shprehin zemërimin dhe zhgënjimin në rritje për mungesën e një përgjigjeje më të fortë ndaj atyre që ata i quajnë shkelje humanitare dhe madje edhe krime lufte nga Izraeli.

Teksa Izraeli ka bastisur spitalet ditët e fundit dhe nuk tregon shenja për të hequr dorë nga sulmet e tij, çdo mundësi për të arritur një armëpushim do të kërkojë presion më të fortë dhe një përgjigje më të unifikuar ndërkombëtare.

Related posts

Gjermania paralajmëron Pekinin që të mos minojë sanksionet kundër Rusisë

admin

Të paktën 2 të vdekur nga shpërthimi në Poloninë lindore pranë kufirit me Ukrainën – VIDEO

admin

Takimi Kurti – Vuçiq, më 18 gusht pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për personat e pagjetur

admin