RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: As Rusia dhe as SHBA nuk do të përdorin armë bërthamore

erdogan:-as-rusia-dhe-as-shba-nuk-do-te-perdorin-arme-berthamore

Presidenti turk Tajip Erdogan tha se ishte i informuar pas bisedimeve SHBA-Rusi të mbajtura në fillim të kësaj jave në Ankara se asnjëra palë nuk do të përdorte armë bërthamore, raporton Reuters.

“Unë mendoj se as Rusia dhe as SHBA nuk do të përdorin armë bërthamore. Të dyja vendet duhet të takohen më shpesh për t’i dhënë fund luftës”, citohet të ketë thënë Erdogan.

Në komentet e Presidentit turk gjatë kthimit nga Samiti i G20, Erdogan tha se të dy vendet duhet të takohen shpesh në mënyrë që të parandalohet një luftë e re botërore.

Lidhjet midis Uashingtonit dhe Moskës kanë rënë në më të keqin e tyre në dekada që kur Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës në shkurt. Kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore në luftën në Ukrainë kanë nxitur shqetësimet për përshkallëzimin.

Related posts

Mediat izraelite: Katari i ka paraqitur Tel Avivit propozim për shkëmbimin e pengjeve në Gaza

Muhamet Ramadani

Ali Larijani: Nëse SHBA-ja sulmon rrjetin elektrik iranian i gjithë rajoni do të zhytet në errësirë

RTI

Pacientët në Gaza përballen me mungesa vdekjeprurëse të ilaçeve për shkak të bllokadës çnjerëzore izraelite

admin