Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot deklaroi se ata që po përpiqen ta kthejnë Turqinë në kohët e vjetra, duke dërguar organizata terroriste në këtë vend, duhet ta dinë se ky skenar nuk do të kalojë, raporton Anadolu Agency (AA).
Erodğan foli sot përmes video-konferencës në ceremoninë e hapjes së komunikimit rrugor në zonën e qytetit turk të Bitlisit.
Me këtë rast ai tha se tani e tutje në agjendë të qytetit të Bitlisit, por edhe të gjithë Turqisë, janë tema si zhvillimi i prodhimit, rritja e punësimit dhe rritja e prosperitetit.
“Edhe pse disa po përpiqen të kthejnë kohët e vjetra duke provokuar kufijtë tanë, duke na dërguar organizata terroriste, le ta dinë se ky skenar nuk do të kalojë më”, tha Erdoğan, duke shtuar:
“Jemi të vendosur ta çojmë vendin tonë, të cilin e kemi zhvilluar përmes investimeve, punësimit, prodhimit dhe eksportit, së bashku me arritjet politike, diplomatike dhe të sigurisë, në majën e ‘Shekullit të Turqisë’”, tha ai.
Bitlis Çayı Viyadüğü ve Bağlantı Yolları Açılış Töreni’ne Canlı Bağlantıhttps://t.co/ZmvbaWe1JA
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) December 22, 2022