RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çekia lehtëson kontrollet kufitare për emigrantët e parregullt

cekia-lehteson-kontrollet-kufitare-per-emigrantet-e-parregullt

Çekia njoftoi se ka marrë vendim që të lehtësojë kontrollet e saj kufitare të cilat vazhdojnë në kufirin me Sllovakinë për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve të parregullt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakushan, në një deklaratë për media njoftoi se kontrollet e filluara në kufirin e vendit me Sllovakinë në shtator, janë zgjatur deri më 25 janar 2023.

Rakusan tha se kanë marrë vendim për të lehtësuar kontrollet e rrepta, duke sqaruar se nuk do të ndalohet çdo mjet në pikën e kalimit kufitar dhe se automjetet do të kontrollohen në mënyrë të rastësishme.

Duke mbrojtur idenë se kontrollet e vazhdueshme për rreth 3 muaj në kufi kanë qenë efektive në reduktimin e numrit të emigrantëve të parregullt, Rakusan theksoi se që nga fillimi i kontrolleve e deri më tani, javën e kaluar për herë të parë nuk është kapur asnjë emigrant i parregullt në kufi.

Policia çeke në një deklaratë të bërë më 20 nëntor njoftoi se në dy muajt e fundit janë kapur rreth 9 mijë emigrantë të parregullt.

Related posts

Ikja e një ikone gazetarie me raportime lufte

Hevzi

Nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Kushtrim Guraj

Nga Ursula von der Leyen te Macron e Scholz, kush fitoi e kush humbi në zgjedhjet për Parlamentit Evropian

admin