RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Murati deklarohet sërish: Mësimi fillon nesër – ata që janë në grevë pezullohen nga paga

murati-deklarohet-serish:-mesimi-fillon-neser-–-ata-qe-jane-ne-greve-pezullohen-nga-paga

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se mësimi do të fillojë nesër më 1 shtator.
Sa i përket çështjes së grevës, ai ka thënë se ata të cilët kanë qenë dhe janë në grevë do të pezullohen nga paga.

Duhet theksuar se pak më parë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se mësimi fillon nesër në të gjitha nivelet e ulëta dhe të larta shkollore në Kosovë.

Po ashtu u theksua se Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës nuk ka të drejtë të mbyllë shkollat dhe se presioni i tyre është i dënueshëm.

Por ndryshe u deklarua sot kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, i cili ka thënë se greva vazhdon dhe ka kërkuar nga prindërit që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë, pasi mësimdhënësit janë në grevë.

“Nxënësit s’kanë çka të vijnë në shkollë pasi mësimdhënësit janë në grevë të cilën nuk e deshën por s’patën zgjidhje tjetër. Grevën nuk po e bëjnë individët, është vullnet i shprehur nga punëtorët e arsimit, por edhe punëtorëve të tjerë”, tha Jasharaj.

Related posts

Sot afati i fundit për dorëzimin e listës me kandidatët për deputetë

RTI

3 gazetarë të tjerë vriten në sulmet izraelite në Gaza, numri total shkon në të paktën 136

admin

Shefi i komunikimeve: Turqia duhet të afirmojë sovranitetin kibernetik mes kërcënimeve në rritje digjitale

admin