RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nagavci thotë se do të marrë masa për rastin e rrahjes së fëmijës në çerdhe

nagavci-thote-se-do-te-marre-masa-per-rastin-e-rrahjes-se-femijes-ne-cerdhe

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se është thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë.

Ajo ka thënë se dhuna është e papranueshme dhe pret që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar.

“E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor. Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar. Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar”, ka shkruar ajo.

Tutje, Nagavci ka thënë se Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme.

“MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve”, ka përfunduar ajo.

Related posts

Rreth 8,3 milionë njerëz nevojtarë për ndihmë humanitare në verilindje të Nigerisë

Muhamet Ramadani

Kurti pret shefin e NATO-s: Qeveria del me detaje se çka u fol në takim

Muhamet Ramadani

Komandanti i KFOR-it: Kosova dhe Serbia të marrin përgjegjësi për zhvillimet në veri

admin