RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina mbështet përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë

kina-mbeshtet-perpjekjet-per-te-rivendosur-paqen-ne-ukraine

Presidenti kinez Xi Jinping tha se do të mbështesë të gjitha përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë, thuhet në një deklaratë të përbashkët me Emmanuel Macron, pas vizitës së presidentit francez në Pekin.

“Kina dhe Franca kundërshtojnë sulmet e armatosura ndaj termocentraleve bërthamore dhe objekteve të tjera bërthamore të qeta”, si dhe mbështesin Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike “për të garantuar sigurinë e termocentralit në Zaporozhye”, thuhet në deklaratë, më 7 prill.

Agjencitë botërore raportojnë se në deklaratën e përbashkët nuk përmendet Rusinë dhe as nuk dënohet pushtimi i Ukrainës.

“Është e rëndësishme që palët në konflikt të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare”, shtohet në deklaratë.

Presidenca franceze njoftoi më parë se Xi është i gatshëm, për herë të parë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, që t’i telefonojë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, por shtoi se Xi do ta bëjë këtë kur të vlerësojë se është momenti i duhur. Kjo nismë, gjithashtu, nuk përmendet në deklaratën e përbashkët.

Në muajin shkurt, Kina publikoi një dokument me 12 pika, në të cilin e thekson pozicionin e saj për konfliktin në Ukrainë. Siç theksojnë agjencitë botërore, disa diplomatë besojnë se dokumenti mund të shërbejë si një plan paqeje dhe të inkurajojë Moskën dhe Kievin për të zhvilluar bisedime.

Në shtator, Pekini nuk e njohu aneksimin e njëanshëm nga Rusia të katër territoreve ukrainase dhe as aneksimin e Krimesë në vitin 2014.

Related posts

Zgjedhjet në Britani/ Exit poll-i: Laburistët pritet të fitojnë me një rezultat dërrmues, ja sa vende mund të sigurojnë!

admin

KFOR: Jemi të përgatitur për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës

admin

Diego Maradona Jr. brohorit për Palestinën në një ndeshje solidariteti në Napoli

Hevzi