Në bisedën e fundit telefonike me homologun e tij rus, presidenti Erdoğan theksoi se Turqia do të vazhdojë përpjekjet dhe diplomacinë e saj “intensive” për të vazhduar marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.
Për vizitën e presidentit rus Vlladimir Putin në Turqi, presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se data e vizitës nuk dihet ende, por bisedimet po vazhdojnë, duke shpresuar se vizita do të bëhet në gusht.
“Data nuk është caktuar, por ministri i Jashtëm po flet, kreu i agjencisë së inteligjencës, ata të gjithë po flasin. Unë mendoj se kjo vizitë, shpresoj, do të jetë në gusht”, u tha Erdoğan gazetarëve në Istanbul pas lutjeve të së premtes.
Deklaratat e presidentit turk pasuan pas një bisede telefonike me Putinin të mërkurën, në të cilën u pajtuan që Putini të vizitojë Turqinë në ditët në vijim.
Erdoğani i tha Putinit se Turqia do të vazhdojë përpjekjet dhe diplomacinë e saj “intensive” për të vazhduar marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.
Në fund të korrikut, Rusia u tërhoq nga Marrëveshja për Drithërat e Detit të Zi, duke thënë se pjesa ruse e marrëveshjes nuk ishte zbatuar.
Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht nga Turqia, Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina korrikun e kaluar në Istanbul, kishte për qëllim rivendosjen e eksporteve të grurit nga portet ukrainase që u ndaluan si rezultat i luftës ruso-ukrainase. /trt