RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Deklaratat negative të Greqisë nuk mund të prishin raportet tona me NATO-n

erdogan:-deklaratat-negative-te-greqise-nuk-mund-te-prishin-raportet-tona-me-nato-n

Deklaratat negative të Greqisë në NATO për Turqinë nuk mund të dëmtojnë raportet midis Ankarasë dhe aleancës, deklaroi sot presidenti turk, raporton Anadolu Agency (AA).

“Qasja negative e Greqisë në NATO nuk i dobëson marrëdhëniet Turqi-NATO”, deklaroi sot para gazetarëve Recep Tayip Erdoğan pas namazit të xhumasë në Stamboll.

“Greqia nuk ka asnjë vlerë në NATO”, tha ai duke shtuar se aleanca është e fortë me Turqinë.

Vërejtjet e Erdoğan-it erdhën pasi komanda tokësore e NATO-s LANDCOM të martën shkroi një postim në Twitter për nder të 100-vjetorit të Ditës së Fitores së Turqisë, e cila shënon humbjet e mëdha të ushtrive pushtuese greke nga turqit në Betejën e Dumlupinar në vitin 1922 dhe e fshiu atë pasi Greqia i dorëzoi një ankesë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

LANDCOM të enjten postoi një postim të ri në Twitter për të uruar Turqinë me rastin e Ditës së Fitores, duke thënë: “Jemi mirënjohës që kemi Turqinë si vendin tonë nikoqir”.

Erdoğan tha se NATO “manovroi” dhe më vonë deklaroi se ata së bashku me Turqinë janë të fortë.

Related posts

Konjufca i fton deputetët ta tejkalojnë përleshjen e të vazhdojnë Seancën Plenare

Muhamet Ramadani

Grupet për të drejtat e njeriut i bëjnë thirrje Gjeorgjisë të mbrojë lirinë e shprehjes

admin

Osmani takohet me Hovenier, Rohde dhe Hargreaves, temë diskutimi anëtarësimi i Kosovës në KiE

admin