RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë plagosën 7 palestinezë në Bregun Perëndimor

ushtaret-izraelite-plagosen-7-palestineze-ne-bregun-perendimor

Njoftohet se shtatë palestinezë u plagosën nga ndërhyrja e forcave izraelite në demonstratat kundër vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe dhjetëra palestinezë u prekën nga gazi i hedhur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët izraelitë ndërhynë në demonstratat paqësore të organizuara nga palestinezët në vendbanimet Kefr Kaddum, Calkiya, Bayta të Nablusit dhe Al-Jib në lindje të Kudsit.

Në një deklaratë të bërë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, thuhet se shtatë persona të plagosur nga plumbat e gomës dhe dhjetëra persona të prekur nga gazi i shkrepur kanë marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje.

Një tjetër provokim nga deputeti izraelit Ben Gvir

Nga ana tjetër, dhjetëra kolonë hebrenj të udhëhequr nga deputeti izraelit i ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir brohoritën parulla anti-arabe me flamuj izraelitë dhe bastisën fshatin Nebi Samuel në Kudsin veriperëndimor.

Kolonët hodhën shishe qelqi dhe gurë mbi turmën që u mblodh për të falur namazin e xhumasë.

Ben Gvir, i njohur për udhëheqjen e bastisjeve provokuese që shpesh çonin në akte të dhunshme, u tha gazetarëve: “Erdha këtu për të shpjeguar se kush është i zoti i shtëpisë. Ne erdhëm këtu me flamuj izraelitë për t’u thënë atyre: Ne jemi të zotët e shtëpisë dhe shteti izraelit kurrë nuk gjunjëzohet”

Vendbanimet ilegale hebreje

Ka më shumë se 250 vendbanime të paligjshme kolone hebreje në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967. Kolonët hebrenj që banojnë në këto vende e bëjnë jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën okupim në Bregun Perëndimor.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet kolone hebraike në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.

Palestinezët mbajnë demonstrata çdo të premte për të protestuar kundër ndërtimit të paligjshëm të vendbanimeve hebraike.

Forcat izraelite u përgjigjen protestuesve palestinezë me plumba të vërtetë dhe gome, si dhe me gaz lotsjellës. /aa

Related posts

Arabia Saudite njofton miliarda dollarë marrëveshje investimesh në samitin Arabo-Kinez

rezart morina

Libani synon kredi për rimëkëmbjen energjetike

admin

NATO shpreh solidaritet me Turqinë në luftën kundër terrorizmit

admin