Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij dënon dhunën kundër presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, raporton Anadolu Agency (AA).
“Dëshiroj të shpreh pikëllimin dhe shqetësimin tonë për incidentin e fundit në Brazil. Ne dënojmë dhunën ndaj Lulës, që mori në mënyrë legjitime presidencën në zgjedhjet e mbajtura në Brazil”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit në Ankara.
Vërejtjet e presidentit Erdoğan vijnë një ditë pasi qindra mbështetës të ish-presidentit Jair Bolsonaro hynë në ndërtesën e Kongresit Kombëtar ndërsa bërtisnin parulla dhe kërkonin ndërhyrje nga ushtria. Ata thyen mburojën policore dhe u futën në ndërtesën e Kongresit.
Duke thënë se “këto veprime nuk kanë vend në demokraci”, Erdoğan u shpreh: “Ne përsërisim mbështetjen tonë për presidentin brazilian Lula dhe respektin tonë për vullnetin e popullit brazilian”.
Kabine Toplantısı Sonrası Millete Seslenişhttps://t.co/wDX5pBZe9h
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) January 9, 2023