RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

2023 është viti për të rinjtë, thotë Liga Arabe

2023-eshte-viti-per-te-rinjte,-thote-liga-arabe

Liga Arabe ka nisur vitin 2023 si viti i rinisë pas një iniciative të presidentit egjiptian Abdel Fattah El-Sisi, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit.

Njoftimi erdhi në një konferencë të përbashkët shtypi të mbajtur të hënën në selinë e organizatës në Kajro.

Ministri egjiptian i Rinisë dhe Sporteve, Ashraf Sobhy, tha se nisma do të presë një sërë aktivitetesh dhe ngjarjesh në vendet arabe këtë vit, përmes nisjes së më shumë se 44 programeve.

Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e Ligës Arabe, Haifa Abu Ghazaleh tha se një paketë aktivitetesh të integruara rinore do të jetë një veçori përgjatë vitit 2023. /mesazhi

Related posts

Rreshje të shumta shkaktojnë vërshime të intensitetit të ulët në disa komuna – AME: Situata është nën kontroll

RTI

Gjatë gushtit u konfiskuan 71 armë në ahengje e u arrestuan 70 persona

admin

OKB: Franca të trajtojë seriozisht problemet e racizmit dhe diskriminimit në forcat e zbatimit të ligjit

Muhamet Ramadani