RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan dhe kryeministri gjeorgjian diskutojnë përpjekjet e shpëtimit pas rrëzimit të avionit ushtarak turk në Gjeorgji

erdogan-dhe-kryeministri-gjeorgjian-diskutojne-perpjekjet-e-shpetimit-pas-rrezimit-te-avionit-ushtarak-turk-ne-gjeorgji

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri gjeorgjian Irakli Kobakhidze diskutuan sot në telefon zhvillimet e fundit lidhur me përpjekjet e kërkim-shpëtimit pas rrëzimit të një avioni ushtarak turk të mallrave në Gjeorgji, transmeton Anadolu.

Gjatë bisedës telefonike, Kobakhidze ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ushtarëve në aksident, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në platformën turke të medias sociale “NSosyal”.

Nga ana e tij, Erdogan ka shprehur mirënjohje ndaj Kobakhidzes për ngushëllimet dhe mbështetjen, shtoi drejtoria.

Më herët gjatë ditës, një avion ushtarak turk i mallrave C-130, në udhëtim nga Azerbajxhani, u rrëzua në Gjeorgji.

Sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes, në avion gjendeshin 20 persona, përfshirë ekuipazhin e fluturimit.

Ministria më pas njoftoi se “Ekipet gjeorgjiane të kërkim-shpëtimit arritën te mbetjet e avionit në orën 17:00”, duke shtuar se mbetjet janë siguruar për ekzaminim nga ekipi turk i hetimit të aksidenteve.

Related posts

Një burrë amerikan u lirua 28 vjet pas dënimit të gabuar për vrasje

admin

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll një tjetër fshat në Ukrainë

RTI

Australi, policia ndërhyn me gaz ndaj pr’otestës në mbështetje të Pa’lestinës

Muhamet Ramadani