RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll një tjetër fshat në Ukrainë

rusia-pretendon-se-ka-marre-nen-kontroll-nje-tjeter-fshat-ne-ukraine

Rusia pretendoi sot se ka marrë nën kontroll fshatin Novoplatonivka në rajonin Kharkiv të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë tha se fshati kaloi nën kontrollin e saj si rezultat i operacioneve.

Shërbimi për media i flotës ruse të Detit të Zi mohoi akuzat e Ukrainës për sulmin e një nëndetëseje në portin e Novorossiysk-ut.

“Raportet nga shërbimet speciale ukrainase në lidhje me shkatërrimin e supozuar të një nëndetëseje ruse në bazën detare të Novorossiysk janë të rreme”, tha kapiteni Alexey Rulev, kreu i shërbimit për media të Flotës së Detit të Zi.

Ai tha se një dron detar ukrainas u përpoq të sulmonte objektet e flotës, por nuk arriti të arrinte objektivin e tij, as anijet dhe as nëndetëset e Flotës së Detit të Zi nuk pësuan dëme dhe nuk pati viktima midis ekuipazheve.

Shërbimet speciale ukrainase pretenduan të hënën se goditën një nëndetëse të klasit Varshavyanka në Novorossiysk, duke e çaktivizuar anijen.

Related posts

Forcat izraelite plagosën 6 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Kryediplomati turk dhe ai grek diskutojnë sulmin izraelit ndaj flotiljes së ndihmave drejt Gazës

admin

Pelosi krahason zgjedhjet në SHBA me Lojërat Olimpike, nuk ndal as lëvdatat për Harris: Krenare…

admin