RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan dhe Mitsotakis konfirmuan ‘klimën pozitive’ të marrëdhënieve gjatë takimit në New York

erdogan-dhe-mitsotakis-konfirmuan-‘klimen-pozitive’-te-marredhenieve-gjate-takimit-ne-new-york

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis konfirmuan “klimën pozitive” në marrëdhëniet dypalëshe gjatë takimit të tyre të mërkurën në New York, tha Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, transmeton Anadolu.

Takimi u mbajt në Shtëpinë Turke (Turkevi) në margjinat e sesionit të 78-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe morën pjesë po ashtu ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe homologu i tij grek Giorgos Gerapetritis.

“Dy liderët konfirmuan klimën pozitive në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Greqisë dhe vendosmërinë e tyre për ta ruajtur atë”, tha Drejtoria në një postim në rrjetin social “X”.

“Udhëheqësit konfirmuan gjithashtu udhërrëfyesin dhe afatin kohor të kontakteve midis dy vendeve, siç u ra dakord në takimin e ministrave të Jashtëm në Ankara më 5 shtator, ku përfshihen: Takimet në mes të tetorit të zëvendësministrave të jashtëm përgjegjës për dialogun politik dhe agjenda pozitive; takimet në nëntor për Masat e Ndërtimit të Besimit dhe takimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi -Greqi më 7 dhjetor në Selanik”, thuhet në njoftim.

Dy liderët shkëmbyen mendime edhe për çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

“Ata diskutuan fenomenet e fatkeqësive natyrore dhe krizën klimatike, veçanërisht në rajonin e Mesdheut, të cilat kanë prekur shumë të dy vendet në të kaluarën e afërt”, tha Drejtoria.

Gjithashtu, liderët kanë rënë dakord të forcojnë bashkëpunimin dypalësh në mbrojtjen civile si një çështje prioritare.

“Ata ranë dakord gjithashtu të punojnë së bashku për të trajtuar çështjen e migracionit, duke pranuar se kjo është një sfidë e përbashkët për të dy vendet. Ministrat e Jashtëm u ngarkuan të vazhdojnë punën dhe koordinimin për të çuar përpara udhërrëfyesin e dakorduar”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë turke të Komunikimeve.

Related posts

Ministrja e Jashtme sllovene bën thirrje për vazhdimin e ndihmës humanitare për Gazën

admin6

Qeveria miraton marrëveshjen me Bosnjën e Hercegovinën për lëvizje të lirë vetëm me letërnjoftime

admin

Raportim: Hakerët vjedhin të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit dhe i ofrojnë për shitje

admin