RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan dhe Putin diskutojnë për luftën Rusi-Ukrainë

erdogan-dhe-putin-diskutojne-per-luften-rusi-ukraine

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës turke thuhet se në bisedë u diskutuan hapat që do të zhvillojnë marrëdhëniet Turqi-Rusi dhe zhvillimet lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.

Duke falënderuar presidentin rus Putin për qëndrimin e tij pozitiv në lidhje me zgjatjen sërish të Iniciativës së Drithit në Detin e Zi, Erdoğan tha se i kushtojnë vëmendje që konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës të përfundojnë sa më parë me rrugën e negociatave.

Presidenti Erdoğan tha se mund të ndërmarrin hapa të rinj në bazën e bashkëpunimit ekonomik për të cilët kanë rënë dakord në Sochi.

Related posts

Vazhdon greva, s’ka marrëveshje në mes Këshillit Grevist dhe Qeverisë

admin

Policia kishte raportuar se 18 vjeçari nga Podujeva ishte therur me thikë, IPK nis hetimet

Muhamet Ramadani

‘Cënohet sovraniteti territorial’, Kina reagon për vizitën e Pelosit në Tajvan

admin