Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi vendet që janë bërë strehë për terroristët që po ikin nga drejtësia turke, raporton Anadolu Agency (AA).
“Vrasësit gjakatarë që shënjestrojnë të drejtën e jetës, e cila është e drejta më themelore e njeriut, mbrohen me pretekstin e azilkërkuesve politik dhe mund të bëjnë jetën e tyre lirisht pa iu nënshtruar asnjë hetimi ligjor”, tha presidenti Erdoğan.
“Dëshiroj të them me keqardhje se disa nga vendet me të cilat jemi nën çatinë e NATO-s, Këshillit të Evropës apo OKB-së, janë kthyer në strehimore për banditët që ikin nga drejtësia turke”, tha Erdoğan në Konferencën Ndërkombëtare të Avokatit të Popullit të mbajtur në Ankara.
Duke folur rreth organizatës terroriste FETO dhe liderin e saj që ndodhet në SHBA, Fetullah Gülen, Erdoğan u shpreh: “Siç dihet, kreu i FETO-s, i cili vrau 252 qytetarët tanë më 15 korrik dhe bombardoi parlamentin tonë dhe ndërtesën presidenciale, mund të vazhdojë të mbikëqyrë organizatën e tij terroriste nga rezidenca e tij në Amerikë”.
FETO orkestroi grusht shtetin e mposhtur në Turqi më 15 korrik 2016, në të cilin 252 njerëz u vranë dhe 2.734 u plagosën. FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
Erdoğan tha se anëtarët e grupit terrorist PKK, të cilët kërkohen me një njoftim të kuq, mund të organizojnë protesta në qendër të Evropës nën kujdesin e policisë dhe të sulmojnë qytetarët dhe përfaqësuesit turq.
Ai u shpreh se ngjarjet në Paris përbënin shembullin e fundit të kësaj, duke shtuar: “Shpresoj që incidentet, që shfaqin gabimin e bërjes së dallimit midis terroristëve të mirë dhe terroristëve të këqij, do të fillojnë një epokë të re në luftën kundër terrorizmit”.
Uluslararası Ombudsmanlık Konferansıhttps://t.co/FSgDQxVqVK
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) January 11, 2023