RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pentagoni do të trajnojë ushtarët ukrainas për përdorimin e sistemit mbrojtës Patriot

pentagoni-do-te-trajnoje-ushtaret-ukrainas-per-perdorimin-e-sistemit-mbrojtes-patriot

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagoni), gjenerali Patrick Ryder, njoftoi se javën e ardhshme do të fillojë trajnimi i ushtarëve ukrainas për sistemin Patriot në bazën Fort Sill në Oklahoma, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë mund të konfirmoj se trajnimi i forcave ukrainase për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot do të fillojë javën e ardhshme në Fort Sill”, deklaroi Ryder në konferencën e përditshme për shtyp.

Ai shtoi se trajnimin do ta ndjekin midis 90 deri 100 ushtarë ukrainas, ndërsa trajnimi do të përqendrohet në funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemit mbrojtës Patriot.

Trajnimi do të përfundojë brenda disa muajsh.

“Kur Patriot të jetë në fushën e betejës, ai do të kontribuojë në aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe do të jetë një aftësi tjetër për popullin ukrainas për t’u mbrojtur kundër sulmeve ajrore ruse në vazhdim”, theksoi Ryder.

Administrata amerikane më 21 dhjetor njoftoi se do ta furnizojë Ukrainën me sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot.

Related posts

Erdogan: Ankaraja vazhdon të marrë masa të rrepta kundër shkeljeve të hapësirës ajrore

Kushtrim Guraj

Komisioni Evropian bën thirrje për lirimin e Navalnyt

admin

Turqia thirrje aktorëve në rajon të përpiqen për paqen në Lindjen e Mesme

Muhamet Ramadani