RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan diskutoi me Macronin për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës

erdogan-diskutoi-me-macronin-per-konfliktin-mes-izraelit-dhe-palestines

Presidenti turk Recep Tayip Erdoğan ka folur të premten në telefon me homologun e tij francez Emmanuel Macron për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Drejtoria Turke e Komunikimeve tha se të dy udhëheqësit diskutuan situatën humanitare në rajon për shkak të përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, si dhe përpjekjet dhe hapat e nevojshëm për rivendosjen e paqes.

Erdoğan theksoi se shkelja e të drejtave të njeriut ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza është e papranueshme dhe se Turqia po bën përpjekje për t’u ofruar ndihma atyre.

Shtohet se Erdoğan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave nga vendet perëndimore për të ulur tensionet dhe për t’u përmbajtur nga hapat që nuk kontribuojnë për paqen.

Ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të dëgjojë propozimet e Turqisë bazuar në një zgjidhje me dy shtete për një zgjidhje të përhershme të konfliktit.

“Nëse trajtohet me ndershmëri, mund të gjendet një zgjidhje që do të sillte lehtësim si për rajonin, ashtu edhe për botën,” i tha Erdoğan homologut të tij francez.

Related posts

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutë që dënon sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit

Hevzi

Egjipti dhe Hamasi diskutojnë për “armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza”

admin

Kryediplomati iranian: Lufta e Netanyahut dhe Trumpit kundër Iranit e paprovokuar, e paligjshme dhe e paligjitimuar

admin