RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Do të shtojmë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

erdogan:-do-te-shtojme-perpjekjet-per-t’i-dhene-fund-luftes-ne-ukraine

Presidenti turk, Recep Tayyp Erdogan është zotuar të “forcojë” përpjekjet e tij diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Këtë ai e bëri të ditur gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Duke folur në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të martën, Erdogan iu drejtua gjithashtu marrëveshjes së grurit të Detit të Zi, e cila fillimisht u ndërmjetësua nga Turqia.

“Ne u përpoqëm t’i mbajmë miqtë tanë rusë dhe ukrainas rreth tryezës me tezën se lufta nuk do të ketë fitues dhe paqja nuk do të ketë humbës. Ne do të shtojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund luftës përmes diplomacisë dhe dialogut mbi bazën e pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës,” u shpreh lideri turk. /abcnews

Related posts

India furnizon Bangladeshin me naftë përmes tubacionit të miqësisë mes tensioneve në Lindjen e Mesme

Irfan Jahiu

Autoritetet të alarmuara: Më shumë se 51 mijë refugjatë të mitur janë të zhdukur në Evropë! Komisioni i BE-së flet për një sistem “të prishur”

admin

Trupat e 100 palestinezëve të dorëzuar nga Izraeli u varrosën në një varr masiv

Muhamet Ramadani