RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indi: Ish deputeti vritet në duart e policisë teksa po fliste me gazetarët

indi:-ish-deputeti-vritet-ne-duart-e-policise-teksa-po-fliste-me-gazetaret

Një video e përhapur tregon momente para se të qëllohej ish-deputeti indian.

Ish politikani kontrovers indian Atiq Ahmed u qëllua dhe u vra të shtunën mbrëma teksa po fliste me gazetarët.

Të shtënat u bënë nga tre burra që ishin paraqitur si gazetarë, më pas u arrestuan nga policia në shtetin Uttar Pradesh të Indisë veriore. Qeveria e shtetit po heton.

Ahmedi, i cili ishte nën shoqërimin e policisë në atë kohë, ka pasur dhjetëra raste të regjistruara kundër tij gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë rrëmbim, vrasje dhe zhvatje.

Muajin e kaluar Gjykata e Lartë e Indisë refuzoi të dëgjojë kërkesën e Ahmedit, në të cilën ai pretendonte se kishte një kërcënim për jetën e tij nga policia.

Uttar Pradesh qeveriset nga partia BJP hindu-nacionaliste dhe partitë opozitare i kritikuan vrasjet si një gabim fatal sigurie.

Më shumë se 180 njerëz që përballen me akuza të ndryshme janë vrarë nga policia në shtet në gjashtë vitet e fundit.

Aktivistët e të drejtave akuzojnë policinë për kryerjen e vrasjeve jashtëgjyqësore, të cilat qeveria e shtetit i mohon.

Ekspertët thonë se ndjenjat anti-muslimane janë rritur nën udhëheqjen e kryeministrit Narendra Modi dhe partisë qeverisëse Bharatiya Janata (BJP), e cila ka ndjekur një axhendë nacionaliste hinduse që kur u zgjodh në pushtet në 2014.

Që nga rizgjedhja e Modit në 2019, qeveria ka shtyrë politikat që injorojnë në mënyrë eksplicite të drejtat e muslimanëve dhe synojnë të heqin të drejtën e miliona muslimanëve.

Nën Modin, dhuna kundër muslimanëve është bërë e zakonshme.

Related posts

Erdoğan, Zelenskyy-t: Turqia e gatshme të jetë nikoqire e bisedimeve për paqe në Ukrainë

admin

Rohde: Pajtohem me Kurtin, të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të zbatohen

rezart morina

Trajkoviq: Vuçiq i tërhoqi serbët nga institucionet e Kosovës për interesa të mafias

admin