RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Duhet të vazhdojnë masat drejt normalizimit të lidhjeve Turqi-Armeni

erdogan:-duhet-te-vazhdojne-masat-drejt-normalizimit-te-lidhjeve-turqi-armeni

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan, tha se masat e ndërtimit të besimit drejt normalizimit të lidhjeve midis Ankarasë dhe Jerevanit duhet të vazhdojnë, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë, kryeministri Pashinyan në bisedën telefonike e ka uruar presidentin Erdoğan dhe popullin turk me rastin e Kurban Bajramit.

Presidenti Erdoğan, nga ana e tij, uroi që Bajrami të sjellë paqe dhe begati për mbarë njerëzimin.

Në bisedën telefonike u fol edhe për marrëdhëniet dypalëshe, ku Erdoğan tha se gjatë procesit për normalizimin e marrëdhënieve Turqi-Armeni janë marrë masa të rëndësishme për ndërtimin e besimit, duke shtuar se kjo duhet të vazhdojë.

Related posts

Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse, prokuroria shpalos kërkesat penale

RTI

Udhëhoqi ceremoninë e varrimit të Alexei Navalnyt, pezullohet prifti ortodoks në Rusi

admin

Kroacia ashpërson rregullat, ndalohet edhe për të miturit blerja e pijeve energjike

RTI