RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Fitues të zgjedhjeve janë 85 milionë qytetarët e Turqisë

erdogan:-fitues-te-zgjedhjeve-jane-85-milione-qytetaret-e-turqise

Nga 99,3 për qind të votave të numëruara, presidenti Erdoğan kryeson në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 52,09 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, ka 47,91 për qind.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i sigurt në kryesimin e tij të qartë drejt rizgjedhjes, ka deklaruar se fitues në zgjedhjet kombëtare që përfunduan sot janë 85 milionë qytetarët e Turqisë.

“Fituesit e zgjedhjeve të 14 majit dhe të 28 majit janë të gjithë 85 milionë qytetarët tanë”, tha presidenti Erdoğan në një fjalim drejtuar kombit nga qyteti i Istanbulit.

“Ne thamë ‘do të fitojmë në një mënyrë që askush të mos humbasë’. Kështu që, sot fituesja e vetme është Turqia”, theksoi Erdoğan.

Më tej, ai tha se me këtë fitore është hapur dera e “Shekullit të Turqisë”.

“Ne përfunduam raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me vullnetin e kombit tonë”, tha Erdoğan.

“Dëshiroj të falënderoj çdo pjesëtar të kombit tonë që na besoi edhe një herë përgjegjësinë e qeverisjes së vendit për 5 vitet e ardhshme”, u shpreh ai.

Sipas 99,3 për qind të votave të numëruara, presidenti Erdoğan kryeson në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 52,09 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, ka 47,91 për qind.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, më 14 maj, asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë 50 për qind të votave të kërkuara, megjithëse Erdoğan kryesoi me 49,52 për qind. Aleanca e Popullit e udhëhequr nga Erdoğan gjithashtu siguroi shumicën në parlamentin turk.

Related posts

Një i plagosur në sulmin izraelit me dron në Liban, pavarësisht armëpushimit

Muhamet Ramadani

“Populli kosovar meriton lirinë”, çfarë deklaronte Kadare një vit para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

admin

Iraku zgjat mbylljen e hapësirës ajrore edhe për 72 orë të tjera

admin