RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina: BE po na bllokon fondet e premtuara

ukraina:-be-po-na-bllokon-fondet-e-premtuara

Ukraina akuzoi Gjermaninë dhe vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian për bllokimin e fondeve të miratuara më herët nga blloku, pasi vendi përballet me një krizë financiare të shkaktuar nga lufta me Rusinë.

”Ne presim tetë miliardë euro (8,2 miliardë dollarë), por fatkeqësisht disa shtete të BE-së, përfshirë Gjermaninë, po bllokojnë verifikimin e kësaj çështjeje”, tha për median lokale, Ihor Zhovka, zëvendësshef i kabinetit në zyrën presidenciale.

”Presidenti Volodomyr Zelensky po zhvillon bisedime aktive për këtë çështje”, tha Zhovka.

”Kievi ka marrë një miliard euro nga nëntë të tilla në ndihmë financiare të premtuar nga BE në maj”, theksoi ai.

Për fondet e mbetura mund të nevojiten garanci nga shtetet anëtare, sipas Komisionit Evropian, pasi sigurimi i tyre përmes buxhetit të BE-së nuk është i mundur për shkak të mungesës së burimeve.

Disa agjenci ndërkombëtare të vlerësimit ulën vlerësimin e kreditit të Ukrainës në korrik.

Kompania më e madhe shtetërore, ”Naftogaz” nuk arriti të shlyejë borxhet e jashtme të papaguara një javë më parë, në përputhje me një direktivë të qeverisë.

Nevoja e Ukrainës për financim shtesë është vlerësuar nga zyra presidenciale në pothuajse 50 miliardë euro për vitin 2023. /atsh

Related posts

Vrasje e rëndë në Prishtinë, dyshohet se 70 vjeçari vrau gruan

admin

Vuçiq pas deklaratave të Kurtit: Serbia s’po përgatitet për luftë

RTI

Algjeria ndalon shfaqjen e filmit “Barbie”

admin