RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Libisë: Sulmet e Izraelit ndaj Gazës janë “mënyra më e shëmtuar e terrorizmit”

kryeministri-i-libise:-sulmet-e-izraelit-ndaj-gazes-jane-“menyra-me-e-shemtuar-e-terrorizmit”

Kryeministri i Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh tha se sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës janë “mënyra më e shëmtuar e terrorizmit” dhe bëri thirrje që të ndalojnë menjëherë sulmet dhe krimet kundër popullit të Palestinës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale të platformës së emërtuar “Hakomitna” të lidhur me qeverinë e Unitetit Kombëtar të Libisë, kryeministri Dbeibeh mori pjesë në takimin e mbajtur në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, nga Koalicioni i Vendeve Islame kundër Terrorizmit në të cilën janë anëtarë 42 vende islame.

Kryeministri dhe njëherësh ministri i Mbrojtjes së Libisë, Dbeibeh foli në takimin ku morën pjesë ministrat e vendeve anëtare. Ai theksoi se “sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës janë mënyra më e shëmtuar e terrorizmit dhe se këto sulme të Izraelit do të kenë pasoja të rënda në aspektin e stabilitetit global”.

Dbeibeh bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve në Gaza dhe krimeve që kryhen kundër popullit të Palestinës.

Pas takimit Dbeibeh u takua me ministrin e Mbrojtjes së Arabisë Saudite, Khalid Bin Salman dhe diskutoi për bashkëpunimin e dy vendeve në fushën ushtarake dhe luftën kundër terrorizmit.

Arabia Saudite më 14 dhjetor 2015 njoftoi se me pjesëmarrjen e 34 vendeve u formua Koalicioni i Vendeve Islame kundër Terrorizmit dhe se selia e tij është Rijadi.

Me rritjen e anëtarësimeve të reja në koalicion, numri i anëtarëve arriti në 42 vende.

Related posts

Japoni, shqetësuese shkalla e vetëvrasjeve tek meshkujt dhe femrat

rezart morina

Armenia vendos kushte për njohjen e Nagorno-Karabakut si pjesë të Azerbajxhanit

rezart morina

Nesër në Kosovë vijnë senatorët amerikanë, Kurti i pret në Qeveri

rezart morina