RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan hapi zyrtarisht linjën e metrosë Kagithane – Aeroporti i Istanbulit

erdogan-hapi-zyrtarisht-linjen-e-metrose-kagithane-–-aeroporti-i-istanbulit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot hapi zyrtarisht linjën e metrosë Kagithane – Aeroporti i Istanbulit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë solemne të hapjes së linjës së metrosë morën pjesë një numër i madh zyrtarësh dhe qytetarësh turq.

Erdoğan në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se me metro do të mund të arrihet në aeroportin e Istanbulit nga rrethi Kagithane për 24 minuta.

Linja e metrosë Kagithane – Aeroporti i Istanbulit ka kapacitetin për të pritur 800 mijë pasagjerë në ditë.

Erdoğan theksoi se është shumë i lumtur dhe krenar që Istanbuli mori një tjetër ndërtim të rëndësishëm historik.

Linja e metrosë e sapohapur është 34 kilometra e gjatë dhe përbëhet nga tetë stacione.

“Dhjetë makineri për shpimin e tunelit u përdorën në të njëjtën kohë për të vënë në shërbim linjën tonë të metrosë në Istanbul siç premtuam. Procesi i ndërtimit të kësaj metroje, që theu shumë rekorde në vetvete, është historia e ndërtimit të rëndësishëm në të cilin punuan inxhinierët vendas”, tha Erdoğan.

Ndërtimi i metrosë Kagithane – Aeroporti i Istanbulit filloi tre vjet më parë.

“Turqia i ka dëshmuar të gjithë botës forcën dhe aftësinë e saj në ndërtimin e metrosë. Kur të përfundojmë të gjitha projektet, ne do të rrisim rrjetin e sistemit hekurudhor të Istanbulit në më shumë se 380 kilometra”, tha Erdoğan.

Në fund, ai kujtoi gjithashtu se Aeroporti i Istanbulit renditet i pari ndër aeroportet më të frekuentuara në Evropë dhe më të mirët në botë.

Related posts

Anija me misër nga Ukraina fillon kalimin nga Ngushtica e Çanakkalasë

admin

Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së mblidhen në Bruksel

admin

Digjet një zyre brenda IML-së

admin