RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Kryediplomati turk do të përfaqësojë Turqinë në takimin e Bordit të Paqes

erdogan:-kryediplomati-turk-do-te-perfaqesoje-turqine-ne-takimin-e-bordit-te-paqes

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se është pranuar një ftesë për takimin e parë të Bordit të Paqes në Gaza dhe se ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, do të marrë pjesë në atë takim, raporton Anadolu.

Duke folur gjatë fluturimit të kthimit nga Etiopia, Erdogan tha se Evropa nuk mund të ndërtojë një kornizë të sigurisë së besueshme pa Turqinë, duke shtuar se shpreson që kjo tani të jetë kuptuar.

Presidenti turk gjithashtu tha se hapat drejt integrimit të plotë të Sirisë po monitorohen nga afër dhe se janë dhënë udhëzime të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes.

Ai gjithashtu tha se “të gjithë homologëve tanë ua përcollëm se Turqia është kundër ndërhyrjes ushtarake në Iran”.

Related posts

​Pjesëtari i ekipit kosovar të kërkim-shpëtimit: E kishim borxh ta ndihmonim Turqinë

admin

BE-ja sanksionon kanalin Russia Today që operon nga Serbia

admin

Erdoğan: Iz’raeli që ka shk’atërruar Ga’zën, tani i ka vënë sytë Li’banit

Muhamet Ramadani